fbpx

Getinjo i bën thirrje Albin Kurtit: Hapi shtëpitë publike

nga Revista Kosovarja

Kosova u trondit nga dhunimi i të miturës nga pesë persona.

Lidhur me rastin reaguan shumë personazhe publike.

Së fundmi, reperi Getinjo përmes një shkrimi të publikuar në ‘InstaStory’, ka reaguar për rastin e rëndë.

“O njerëz të dashur! Leni bre komentet dhe postimet e tipit ‘Kqyre qysh vishet, kqyre qysh lyhet e sene-rende’, o jarana, o shoqëri, nuk janë këto arsye – palidhje po i shkruani. Përdhunimi është i paarsyeshëm, pikë! Mos ju rastistë kurrë në familje se keni për ta parë dhe ndjerë vet. Ruaje fëmijën, ruaje veten, po më së shumti ruaje nderin”, ka shkruar reperi.

Tutje, ai ka bërë edhe një postim të radhës, ku mes të tjerash ka pasur një thirrje për Kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Ai ka bërë kërkesë që të hapen shtëpitë publike në Kosovë, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të ndalen këto fenomene negative të keqtrajtimit seksual.

“Albin Kurti, ndoshta dukuria negative ‘dhunim’ nuk ndalet përgjithmonë, por i sigurt jam që do të rraohet esktrem. Lejo shtëpinë publike, njerëzit që kanë probleme seksuale paguajnë dhe shkojnë shfryhen! Të kërkoj falje që të bëra tak (etiketim), por kryeministër të kam”, ka shkruar Getinjo.

Ndryshe, nesër mbahet protesta në orën 12:00.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]