fbpx

Getinjo mohon të ketë kryer marrëdhënie intime me personazhe VIP

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke përfshirë detaje nga përditshmëria apo të rejat nga aktivitetet muzikore.

Së fundmi, reperi me prejardhje nga Ferizaj u dha mundësinë ndjekësve të tij në Instagram që t’i parashtrojnë nga një pyetje, së cilave ai do t’iu përgjigjej.


Në njërën nga pyetjet, një fans/e i ka shkruar se nëse duhet “të jesh patjetër VIP”, për të kryer marrëdhënie intime me të.

Ndërkohë, Getinjo nuk ka hezituar t’i përgjigjet, duke thënë se të qenurit VIP nuk është as kriter për të, pasi nuk ka kryer kurrë marrëdhënie me personazhe të kësaj elite.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]