fbpx

Getinjo në BBVK, thotë se arma e zjarrit ‘kallashi’ u zbulua në Kamenicë

nga Revista Kosovarja

Reperi Getinjo është një prej personazheve VIP, që po bënë biseda të çuditshme rreth teoirve konspirative.

Një tjetër teori të padëgjuar më parë ai e shpalosi para banorëve të enjten, duke thënë se arma e zjarrit – kallashi është zbuluar për herë të parë në Kamenicë të Kosovës.

“Ka shkuar e ka prezantuar te sulltani në panair, edhe aty sulltani e ka përvetësuar, paramendo mundet me qenë historia, rrënja e kallashit prej një personi në Kamenicë”, tha reperi ferizajas.

E një diskutim i tillë vazhdonte të pohohej nga banorja tjetër e shtëpisë, aktorja Shota Baraliu.

Getinjo përndryshe gjatë këtyre ditëve është shndërruar në “meme” në rrjetet sociale, lidhur me bisedat e pakuptimta që ka zhvilluar brenda shtëpisë.

Ditë më parë ai u shpreh se “toka është e rrafshët” dhe sipas tij zbulimet shkencore për formën elipsoide të saj janë gënjeshtra.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]