fbpx

Getinjo publikon imazhe me modelin e ri të flokëve

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur Getinjo është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, reperi ferizajas ka prezantuar për fansat ndryshimin e tij më të ri në dukje.

Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, duke treguar modelin e tij të ri të flokëve me rasta.

Ky ndryshim i tij është mirëpritur nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar atë në hapësirën për komente.

Përndryshe, “Baby baby” mban titullin kënga e tij më e fundit, e cila është publikuar muaj më parë dhe është pritur mirë nga fansat.

https://www.instagram.com/p/CBBs5fuhc_6/?utm_source=ig_embed

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]