fbpx

Getinjo rrëfen dramën e jetës: “Abortoi fëmijën që prisnim dhe iku”

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur, Getinjo, ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme disa ngjarje nga jeta e tij që deri më sot i kanë ditur vetëm të afërmit. I ftuar në rubrikën “5 data” në “Prive”, ai komentoi datat që kanë shënuar në jetën e tij, ku veçoi vitin 2011.

Ky vit përkon me publikimin e këngës së parë me videoklip. Brenda kësaj kënge ka një histori shumë prekëse që lidhet drejtpërdrejtë me jetën e reperit.

Ai është shprehur se kënga tregon historinë e dashurisë me një vajzë, e cila mbeti shtatzënë. Për arsye të panjohura ata të dy të nuk mundën ta vazhdonin romancën dhe vajza u largua me familjen jashtë vendit, duke abortuar edhe fëmijën.

“Është e bazuar në histori të vërtetë. Vetëm shokët e mi të ngushtë e dinë dhe bëjnë shaka shpesh me mua dhe më thonë imagjino të vijë një fëmijë të thotë ti je babai im. Atë vajzën nuk e kam parë më kurrë, ka ikur jashtë vendit me gjithë familjen. Ajo e ka abortuar fëmijën nga informacionet që kam. Këtë këngë e kam bërë vetëm për t’ia çuar asaj jo për ta publikuar. Kënga doli pa pëlqimin tim nga studio ku e kisha regjistruar”,-rrëfeu Getinjo.

Sa i përket jetës së tij private Getinjo tha se nuk ka asgjë të re, ose më saktë diçka serioze, edhe pse përflitet herë pas here për histori dashurie me vajza të njohura.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]