Getinjo e ka uruar publikisht babain.
Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale, sidomos në Instagram.
Ai me ndjekësit ndan momente të ndryshme e shpesh kthehet në kohë për ta kujtuar fëmijërinë.
Njësoj ka vepruar edhe së fundmi ku e ka publikuar një foto nga arkiva. Kësaj radhe për ta uruar babain e tij me rastin e ditëlindjes.
“Urime ditëlindja Babë. Qofsh me shëndet gjithmonë”, ka shkruar ai pranë postimit të fotos ndërsa shihet se sa shumë i ka ngjarë atij.