Getinjo është goxha aktiv në rrjetet sociale e ku tregon për përditshmërinë e tij edhe gjatë kësaj kohe kur për artistët janë anuluar aktivitete muzikore.
Reperi i njohur këtë kohë ka shfrytëzuar kohën për të bërë një ndryshim në dukje e që po e prezanton përmes fotografive në Instagram.
Në një imazh të ri reperi nga Ferizaj shihet me flokë më të gjata se zakonisht të lidhura lartë teksa shkruan “vazhdo të tentosh”.
Ndërkohë, kënga e fundit e Getinjos “Baby baby” u lansua pak javë më parë dhe u prit mirë nga adhuruesit e tij.