fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Leonora Poloska tregon jetën si nuse, burrin dhe…

nga Revista Kosovarja
3 vjet më parë
në Intervista, T-1
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Leonora Poloska është rikthyer, madje më fuqishëm se kurrë.

Këngëtarja në pjesën e dytë të vitit 2019 ka nxjerrë në dritë këngën me titull “S’ishte fat”. Këngëtarja e festivaleve të mëdha, skenave të vërteta dhe hiteve të papërsëritshme, edhe një herë ka goditur në shenjë. Në projektin që e ri-sjelli edhe një herë në skenë, këngëtarja që i mungoj muzikës sonë, jehon fuqishëm dhe me këtë krijim vulos suksesin e radhës. Me Leonora Poloskën, flasim për të shkuarën e të tashmen.

Leonora, a kthehesh ndonjëherë në kohë për ta kujtuar fëmijërinë?

Shpesh kthehem në kohën e fëmijërisë. Arsyeja është që të mundohem të mos harroj se kush kam qenë. Thonë se s’është mirë të kthehemi prapa, por e bëjë këtë për ta kujtuar evoluimin tim si njeri, por edhe në aspektin muzikor. Kam qenë fëmijë shumë i gjallë, entuziaste për punë dhe ambicioze.

Shpejtë u shndërrove në një nga zërat më të bukur të muzikës shqipe. Cila këngë të afroj me publikun?

Nuk kam pas ekspansion me ndonjë këngë me bo boom, me pas ndryshim radikal, por gradualisht e kam bërë platformën me disa këngë. I kam pasur disa më kulminante, por me thënë me këtë këngë i’a ka qëllu. “Do të digjesh”, “të dua s’të dua”, “me maskë në fytyrë”, kanë qenë shumë të dëgjuara dhe më kanë afruar me publikun.

Në skenë ishe shpërthyese, por edhe sensitive. A duhet që një këngëtare të jetë edhe pak aktore?

Patjetër! Unë jam ndryshe në skenë she ndryshe në jetë. Në skenë kam një forcë të madhe dhe jam krejt ndryshe. Në jetën reale jam shumë me butë. Nuk jam njeri që i dua zënkat, debatet e kështu. Dhe, e di mirë kufirin mes skenës dhe jetës reale.

A do të doje të ngjiteshe në skenën e “Eurovision”?

Unë kam qenë në “Eurovision”, kam kënduar në Estoni zi zë përcjellës i përfaqësueses së Maqeodonisë në vitin 2005. E dini si, nuk kam synim të shkoj në “Eurosong”, sepse e kam parë që nuk është ashtu siç duket. Për mua thjeshtë ka qenë kënaqësi ta vizitoj Estonën, atë vend interesant dhe pak të çuditshëm.

Çfarë mendon për festivalet qe bëhen sot. A do tu ktheheshe sërish?

Do të kisha dashur të kthehesha në skenën e festivalit, por sikur të ishin festivalet si dikur, real e pa prapavija. Aktualisht nuk shoh ndonjë festival të drejtpërdrejtë, njerëzit nuk kanë njohuri profesionale. Në fakt, atë dëshirën e madhe për të garuar e kam mbytur. Garat janë për kuaj dhe jo për artist.

Cila ishte arsyeja që të mbajti larg skenës për një kohë?

Kishte shumë arsye. Pastaj, desha t’i bëja një refresh vetes, të vija me diçka të re. Stili i këngës që e solla është ai tipiku i Leonores që e njeh publiku, por pushimi më ka bërë shumë mirë. E kisha mese të nevojshme.

Jeni nga Shkupi, e u martuat në Prishtinë. Sa ishte sfidues adaptimi?

Edhe pse kam lindur në Shkup, lidhjen me Kosovën gjithmonë e kam pasur të fortë, pasi nënën e kam gjakovare. Kam ardh shumë shpesh në Gjakovë, e gjithashtu në Prishtinë po organizime të ndryshme. Ama, kurrë nuk kam besuar se do të vendosem për të jetuar këtu. Ama, gjithmonë i thoja nënës: Do ta plotësoj dëshirën, do ta marr një burrë kosovar. Gjithsesi, jam adaptu shumë mirë.

Andini është bashkëshorti dhe bashkëpunëtori yt më i afërt. A ndodh të ziheni për diçka?

Po ndodh të zihemi ndonjëherë, por janë zënka të vogla edhe pajtohemi menjëherë se nuk kemi inat. Kjo është më e mira, që nuk kemi inat.

Vajza po rritet. Çfarë ndjesie është të bëhesh nënë?

Ndjesia më e bukur. Nuk ka gjë më të bukur, më të vlefshme e të çmuar sesa të bërit nënë. Kështu më thoshin, por e besova tamam vetëm kur u bëra vetë nënë. Zoti më ka bekuar me Andorën.

Më në fund u kthyet me një mega hit. Si lindi “S’ishte fat”?

“S’ishte fat” lindi rastësisht. Andini e kishte punuar si këngë, e dëgjova dhe më pëlqej shumë, pasi përputhej me shijen time. Teksti erdhi si qershia mbi tortë. Kënga u plotësua edhe nga videoklipi dhe efekti i saj tashmë dihet.

A e pritet gjithë këtë jehonë të këngës?

Jo nuk e kam pritur. Thash, po kthehem pas një kohe dhe kaq. Pas gjithë atyre shkrimeve, mesazheve në Instagram, e pash se i ka marrë malli.

Revista “Kosovarja”/ Arta Dreshaj


Etiketa: Leonora Poloska

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Dalin detaje që Don Xhoni dhe Ariana janë fejuar

4 orë më parë
Showbiz

Ariana e Ermalit lë pa fjalë turistët në Milano

15 orë më parë
Showbiz

Vivien dhe Getinjo po martohen?

20 orë më parë
Showbiz

Arbenita Ismajli nuk i lë vend imagjinatës me imazhet provokuese

22 orë më parë
Showbiz

Kiara në Turqi, Luizi dhe Jurgena në të njëjtin vend

2 ditë më parë
Showbiz

Ditë feste në familjen e reperit Duda

2 ditë më parë
Postimi tjetër

Getinjos i ndryshohet pamja me stilin e ri të flokëve

Diellza Kolgeci thotë se humanizmi nuk është fushatë për marketing

Kim Kardashian ndihet e kompletuar pranë fëmijëve

TË FUNDIT

Disa këshilla për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur

23 minuta më parë

Konsumoni mëngjesin: Metabolizmi juaj ngadalësohet çdo dekadë me 2%, kështu që ngrënia e mëngjesit çdo ditë është thelbësore. Ushqimi në...

Klea Huta zbulon kush hodhi më shumë para në dasmën e tyre

38 minuta më parë

Pak ditë më parë Elgiti dhe Klea kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma u mbajt në Himarë me të...

Kosovarja bëhet heroinë në Zvicër, e shpëton fëmiun 4 vjeçar nga mbytja në pishinë

59 minuta më parë

Një infermiere 34-vjeçare me origjinë nga Kosova, rezidente në Aargau, Zvicër është kthyer në heroinë pas shpëtimit të një vogëlushi...

Gresa dhe Andi bashkë në Prishtinë

1 orë më parë

Janë përfolur së u ndan çifti Gresa dhe Andi, por na doli se nuk është e vërtetë. Së fundi ata...

Ky është hajni që u arrestua në Gjakovë, vodhi 200 mijë euro në teqe, është recidivist i veprave penale

1 orë më parë

Dy javë më parë është raportuar në polici një vjedhje në shtëpinë e Shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë....

Ja veçoria e emrit të vajzës së Ledrit dhe Sarës

1 orë më parë

Sara dhe Ledri kanë një vajzë që po merr zemrat e publikut me ëmbëlsinë  e saj. Poem Blu, është emër...

MË TË LEXUARAT

Spanja i pari shtet në Europë që i jep pushim grave gjatë ciklit menstrual

Dalin detaje që Don Xhoni dhe Ariana janë fejuar

Ndiqni këto rregulla të thjeshta dhe ruani pajisjet tuaja: Si duhet t’i pastroni ekranet

Kurti lëshon sallën e Kuvendit

“Mua s’më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju” – Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës

Getinjo konfirmon më në fund rikthimin me Vivin

Ja sa kushtoi fustani i Bora Zemanit në dasmën e mbrëmshme

Tregu i Gjelbër në Prishtinë përfshihet nga zjarri

Walker: Presioni mbi Kosovën është i padrejtë

Çifti i njohur në estrad, së shpejti paralajmëron dasëm

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist