fbpx

Getoar Selimi për Agon Amigën: Për të kam bërë më shumë se për veten

nga Revista Kosovarja

Getoar Selimi dhe Agon Amiga, ishin ndër dyshja më të pandashëm ndonjëherë, deri para disa vitesh.

Në fillim ata u prezantuan si grupi “Tingulli 3nt”, ndërsa vite më pas themeluan label-in e ri “Babastars”.

Ndonëse gjeneza e mosmarrëveshjeve të tyre filloi gjatë përçarjes së grupit ‘Babastars’, po tani ata nuk kanë asnjë kontakt.

I ftuar në emisionin NIN, Geti ka folur për herë të parë rreth Agonit, duke e përfunduar përgjigjen me vetëm një rresht.

“Nëse për një njeri kam bërë më shumë se sa për veten është Agon Amiga. Nuk ka as baba, as nën, as grua e vëlla që kam bërë më shumë”, është shprehur reperi.

Në anën tjetër, para disa muajsh Amiga ishte shprehur se raporti mes dyshes kishte përfunduar në mënyrë shumë banale.

Vlen të përmendet se që të dy tashmë gëzojnë famë të madhe, kurse këngët e tyre marrin miliona klikime në platformat digjitale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]