fbpx

Gëzimja konfirmon gjininë e bebit të tretë

nga Revista Kosovarja

Pas lajmit të bukur të ndarë më 12 prill se është në pritje të ëmbël për herë të tretë, Gëzimja, reja e këngëtares së njohur Remzie Osmani ka konfirmuar sot gjininë e bebit me një fotosesion të realizuar nga fotografi i mirënjohur Norik Uka.

E veshur me të bardha dhe xhinse, përkrah vajzës dhe djalit të saj të parë, Gezimja ka zbuluar se pret një djalë tjetër. Me ngjyrën blu të përdorur si simbol, e vendosur mbi bluzën e saj të bardhë, nuk ka dyshim që në familje do të vijë një princ i vogël.

Në setin fotografik mungon bashkëshorti i saj, Hami Osmani, djali i këngëtares Remzie Osmani, i cili siç duket, nuk është shumë i dhënë pas fotografive publike.

Megjithatë, energjia dhe dashuria familjare reflektohet plotësisht përmes pamjeve të nënës me dy fëmijët e saj, vajzën me kaçurrela të ëmbla dhe djalin që tashmë po përgatitet për të qenë vëlla i madh.

Urime për bebin në rrugë e sipër, një tjetër djalë për ta bërë shtëpinë edhe më plot hare!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gëzime Hamzaj (@gezime__)

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]