Hailey Bieber publikoi një foto nudo në profilin e saj në Instagram pas Met Gala 2025.
Themeluesja e markës Rhode Skin pozoi e veshur vetëm me të brendshme të zeza transparente duke ia kthyer shpinën kamerës.
Ajo e publikoi foton të mërkurën, duke mbajtur një gotë martini në dorë.
Ajo mbante vetëm syze dielli të zeza dhe pranë fotos shkroi thjesht: “Gëzuar”, me një emoji gote martini.
Në Instagram Story-n e saj, ajo postoi një foto tjetër me të njëjtat të brendshme të zeza, por këtë herë kishte veshur edhe një këmishë të bardhë, të zbërthyer në mënyrë që supet e saj të ishin të zbuluara ndërsa pinte pijen e saj.