fbpx

“Gëzuar të gjithëve”, Ramush Haradinaj i pa ftuar futet në lidhjen direkte të Anitës dhe përshëndet live

nga Revista Kosovarja

Anita, përmes “Skype”, komunikoi direkt me programin “Shqipëria Live”.

Bashkëshortja e ish-kryeministrit, Haradinaj uroi 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu, ajo foli edhe për vuajtjet e vendit të Kosovës që erdhi deri tek shpallja e Pavarësisë e që ndodhi me datën 17 shkurt 2008.

Ndërkohë, në një moment para kamerës edhe pse i pa ftuar shfaqet Haradinaj, i cili uron 14 vjetorin e Kosovës shtet.

“Më falni por meqë ky djali më erdhi, tani unë do ta fus në emision pa ju marrë leje”, thotë Anita.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)


“Gëzuar të gjithëve, festofshim bashkë”, thotë ndër të tjera ish-kryeministri i Kosovës.

Ndryshe, figura të njohura politike dhe publike kanë uruar sot festën e 17 shkurtit, në shënimin e 14 vjetorit të Kosovës shtet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]