Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gili me fjalë emocionuese për motrën e Armend Rexhepagiqit

nga Revista Kosovarja

Violeta Rexhepagiqi ishte këngëtare e njohur. Viki ishte gjithashtu kompozitore dhe gazetare në lëmin e raportimit.

Mbi artikull

Violeta kishte intepretuar më se 40 këngë për fëmijë, dhe luante zërin e personazheve në radio-dramat për fëmijë, shkruan “Kosovarja”.

Violeta për publikun e gjërë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqson për dy herë Kosovën në përzgjedhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”. Që më parë Violeta, ishte e angazhuar në Radio Televizionin e Prishtinës dhe aty punoj deri në uzurpimin e kësaj qendre nga forcat e armatosura serbe.

E natyrisht të shkruhet për një yll si Violeta fjalët nuk mjaftojnë. Aq të vështirë të pajtohen me humbjen e saj e të shkruajnë për të sot e patën edhe kolëgët e saj, një prej tyre edhe këngëtarja Gili.

Ajo vendosi që gjithë dhimbjen, dashurinë e respketin për figurën e saj ta përmbledh me këtë fjali të vetme : “Rrallë lindin artiste si ti Viki! Lamtumirë”./Kosovarja/.

https://www.instagram.com/p/B_Ca4pADp8v/?utm_source=ig_web_copy_link

https://youtu.be/p5eMQmFSogI

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]