Një 24 vjeçare anëtare e komunitetit rom detyrohet të thyejë karantinën për të lypur në rrugë çdo ditë pasi duhet të ushqejë dy fëmijët. Ajo tregon se nga bashkia nuk ka marrë asnjë ndihmë ndërsa të shoqin e ka në burg. Kërkimin e lëmoshës në rrugë e sheh si të vetmen mundësi për të ushqyer dy fëmijët e mitur.
Kjo është Egla, 24 vjeçe, nënë e dy fëmijëve 7 muajsh dhe dhe 4 vjeçe e cila prej disa ditësh është detyruar të shkelë masat kufizuese të vendosura nga qeveria për të kërkuar lëmoshë në rrugë.
“Kohët e virusit kam ndenjtur në shtëpi. Vetëm këto dit kam dalë se ngela, donin fëmijët të hanin. Kërkoj dhe te furrat dhe më japin”
Tregon se është ndeshur disa herë me forcat e policisë por sërish është detyruar të dalë në rrugë për të ushqyer fëmijët.
“Kur me ngrenë çohem iki”
24 vjeçarja thotë se është e frikësuar nga rreziku u infektimit me covid 19 por është halli që e detyron të dalë.
“Kam frikë, por duan të hanë”
Egla jeton e vetme me dy fëmijët e saj pasi bashkëshortin e ka në burg. Ajo kërkon ndihmë nga Bashkia e Tiranës pasi deri më tani nuk është ndihmuar edhe pse hyn tek shtresat në nevojë.