fbpx

Gili një grua me fat, ja çfarë dhurate i bën reja

nga Revista Kosovarja

Gili është një ndër këngëtaret që ka karrierë të suksesshme dhe shumë hite, që i kanë mbijetuar kohës dhe dëgjohen ende me shumë nostalgji.

Ajo është një ndër gratë më të dashura dhe të ëmbla të estradës sonë, shkruan “Kosovarja”.

Duke qenë fytyrë publike, s’ka si të mos komentohet edhe jeta e saj private, sidomos raporti renë e saj, të dashurën e djalit, Robertit.

Herolina falë familjes Berani tashmë është e njohur për publikun dhe një emër që e lexojmë shpesh në mediat rozë.

Gili dhe Herolina nga postimet në rrjete sociale duket se kanë raporte të mrekullueshme mes vete, ashtu si do të dëshironte secila vajzë të kishte me vjehrrën e saj, dhe anasjelltas.

Sot, për 8 Mars Heronia i ka dhuruar një dhuratë shumë të bukur vjehrrës së saj, një buqetë me lule të përzgjedhura me kujdes.

Re për lakmi, apo jo? /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]