Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gimbo flet për mallin ndaj Gjestit, pa e ditur se ai ndodhet në paraburgim

nga Revista Kosovarja

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku banorët jetojnë të izoluar nga çdo informacion i jashtëm, një moment që preku shumë ndjekës ndodhi së fundmi.

Mbi artikull

Gimbo foli hapur për mungesën e mikut të tij, Gjestit, duke treguar se sa shumë do të donte ta shihte atë brenda shtëpisë.

Pa e ditur aspak se çfarë po ndodhte jashtë, ai u shpreh se do të ishte shumë i lumtur nëse Gjesti do t’i bënte një surprizë duke hyrë në shtëpi. Këto fjalë u interpretuan nga shumë ndjekës si një lloj parandjenje, pasi situata e artistit jashtë shtëpisë është mjaft e rëndë.

Pikërisht në të njëjtën ditë kur Gimbo fliste për mallin ndaj tij, Gjykata vendosi që Gjestit t’i caktohej masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky kontrast i fortë mes pritjes së Gimbos brenda shtëpisë dhe situatës së Gjestit jashtë ka bërë që rrjetet sociale të mbushen me reagime. Shumë ndjekës po kërkojnë që produksioni t’ia tregojë të vërtetën banorit, duke qenë se bëhet fjalë për një person shumë të afërt me të,shkruan IndeksOnline

Tani mbetet për t’u parë nëse “Vëllai i Madh” do të vendosë të thyejë rregullin e izolimit për t’i dhënë këtë informacion Gimbos, apo nëse ai do të vazhdojë lojën pa e ditur se çfarë po ndodh me mikun e tij jashtë shtëpisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]