fbpx

“Giovaninni’s beach” në Ulqin, çelësi për pushimet e ëndërruara

nga Revista Kosovarja

Për “Giovaninni’s beach” në Ulqin mund të flasin më së miri ata që e kanë vizituar dhe kanë kaluar ditë e netë të paharruara.

Perla buzë bregdetit Adriatik, që gjendet mes bukurisë magjepsëse dhe shumë pranë Plazhit të Madh “Copacabana” në Ulqin, ofron një panoramë përrallore dhe garanton pushime me pesë yje.

“Giovaninni’s beach”, është për të gjithë ata që e ndajnë mendjen për të klauar bukur, për ta shijuar secilen ditë e secilin moment.

Ky vend, është sinonim i pushimeve perfekte, e kjo për shkak të komoditetit, rehatisë, qetësisë dhe pamjes që ofron. Një gërshetim mes luksit dhe vendit që të bënë të ndihesh si në shtëpi.

Ju mund të zgjidhni njërën nga shtëpizat e bukura të rrethuara me gjelbërim, apo shtëpitë lëvizëse “Giovaninni’s beach” të cilat ofrojnë hapësirë të këndshme ekologjike e intime, ku në kuadër të tyre po ashtu janë në dispozicion edhe pishina, këndi i lojërave për të vegjlit, parkingu dhe interneti falas.

Performanca mahnitëse, DJ të njohur, netë të gjata rinore, por edhe oaza qetësie për familjarët dhe më të moshuarit, vetëm në “Giovaninni’s beach” në Ulqin.

Stafi i udhëhequr nga Marko Shkrelja, i përbërë kryesisht nga familjarët, është padyshim vendi që secili njeri do të dëshironte ta vizitonte për një eksperiencë unike verore.

Ushqimi është një tjetër pikë e fortë. Në restaurant, mund të bëni zgjedhje të ndryshme sipas shijes suaj.

Të gjitha në një vend, për një pushim të pa harruar, vetëm në “Giovaninni’s beach”, ku edhe ofertat e këtij sezoni janë super ekskluzive.

Rezervoni pushimin tuaj të ëndrrave në “Giovaninni’s beach” në Ulqin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]