76
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjakovë, meqenëse dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjakovë 26.03.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport