fbpx

Gjakovari pasi prishet me të dashurën tenton t’i jap fund jetës duke konsumuar kimikate higjenike

nga Revista Kosovarja

Një burrë në Gjakovë sot ka tentuar t’i jap fund jetës duke konsumuar kimikate higjenike.

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka konfirmuar se sonte rreth orës 18:30 minuta nga emergjenca e spitalit rajonal “Isa Grezda” Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informate se një person ka kërkuar tretman mjekësor si pasoje e konsumimit te kimikateve higjienike, duke tentuar te vetëvritet.

Ai thotë se patrulla ka shkuar në spital ku ka takuar viktimën i cili ishte në gjendje stabile si dhe dëshmitaren e lartëcekur me të cilen viktima ishte në lidhje dashurie.
“Nga biseda është mësuar se viktima aktin e tentim vetëvrasjes e kishte paralajmëruar me një mesazh te njëjtën e cila me pas e ka gjetur viktimën në gjendje jo të mirë shëndetësore ku dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Sipas viktimës këtë përpjekje ai e ka ndërmarrë pasi i kishte prishur raportet me të njëjtën. Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit si dhe hetimet rajonale si dhe prokurori kujdestar. Gjendja e viktimës vazhdon të mbetet stabile si dhe i njëjti ndodhet nën përkujdesjen e mjekeve”, thotë Gjurkaj

Ai thotë se rasti është nën hetime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]