Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjakovë- 15-vjeçarja shtatzënë pas bashkëjetesës me 18-vjeçarin

nga Revista Kosovarja

Një rast i ndjeshëm që përfshin një të mitur nën moshën 16-vjeçare është iniciuar në Gjakovë, pasi një vajzë 15-vjeçare dhe një 18-vjeçar janë paraqitur në Polici dhe kanë deklaruar se bashkëjetojnë prej muajsh dhe se e mitura është shtatzënë, mëson Sinjali.

Mbi artikull

Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, rasti lidhet me C.F. 18-vjeçar dhe të miturën Sh.B. 15-vjeçare nga fshati Shishman i Gjakovës.

Dy të rinjtë janë paraqitur në Stacionin Policor, ku kanë raportuar se bashkëjetojnë që nga muaji janar i këtij viti.

Gjatë raportimit është bërë e ditur edhe se 15-vjeçarja është shtatzënë.

Moneytizer Paragrafi 4

Për shkak të moshës së saj, lidhur me rastin është njoftuar menjëherë Prokurori kujdestar për të mitur, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Pas procedurave fillestare, rasti dhe personat e përfshirë janë marrë në trajtim nga Njësia e Hetimeve Rajonale, për vazhdimin e veprimeve hetimore.

Për momentin, në informacionet e rastit nuk bëhet e ditur nëse ndaj të dyshuarit është caktuar ndonjë masë ndalimi.

Për shkak se rasti përfshin një të mitur, identiteti i saj nuk publikohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]