fbpx

Gjakovë: Dhunohen dy vajza – të dyshuarit i futën me dhunë në veturë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së martë janë raportuar dy raste të dhunimit në Gjakovë.

Sipas njoftimit, njëri rast ka ndodhur rreth orës 13:00, kur një vajzë ka raportuar se dy persona të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe e kanë dhunuar seksualisht.

“Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar dhe i njëjti është arrestuar. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 18:05, kur një vajzë ka raportuar se një person me dhunë e ka future në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Reklama

“Gjakovë 04.10.2022 – 18:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet tutje në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]