fbpx

Gjakovë: Nëna muslimane e babai i krishterë, si ndihet vajza e tyre?

nga Revista Kosovarja

Linda Krasniqi nga fshati Nec i Gjakovës, ndjehet e bekuar pasi prindërit i ka të përkatësive të ndryshme fetare.

Pavarësisht se nën çatinë e saj kremtohen të gjitha festat fetare, ajo thotë se kanë një tolerancë të pashembullt, raporton Klan Kosova.

“Familja e nanës i përket fesë islame, ndërkaq ajo e babit fesë së krishtere. Ekziston një tolerancë e madhe fetare për shkak se për festa, qofshin Bajram apo Krishtlindje, i festojmë së bashku dhe s’ka pasur diçka që e ka shtyrë për keq”, deklaroi Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]