Dhuna në familje po vazdhon të jetë dukuri shqetësuese në Kosovë.
Përgjatë 24 orëve të fundit vetën në rajonin e Prishtinës u raportua për gjashtë raste të dhunës në familje.
Sipas policisë, dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Fushë Kosovë, një në Prishtinë, një në Podujevë, një në Obiliq dhe një në Graçanicë.
Më poshtë gjeni rastet e dhunës në familje në rajonin e Prishtinës:
Prishtinë / I dyshuari m/k me shtetasi të huaj dyshohet se nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten, viktimën f/k . Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policore dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë / Është arrestuar e dyshuara f/k nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar fizikisht për motive xhelozie ish-bashkëshortin e saj m/k me të cilin jetojnë në një banesë. Viktima ka pësuar lëndime. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë / Pas një mosmarrëveshje viktima f/k dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull m/k. Rasti nën hetime.
Obiliq / Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij . Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Podujevë / Pas një mosmarrëveshje viktima f/k dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari m/k. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.
Graçanicë / Dyshohet se viktima f/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.