“Sepse është i mirë për kockat tuaja” është pohimi që bëjnë shumica e njerëzve kur pyeten pse marrja e kalciumit është e rëndësishme.
Dhe me të vërtetë ata kanë të drejtë, pasi kalciumi është vërtetuar se lidhet me kockat e shëndetshme dhe të forta, por përfitimet që ofron për shëndetin e përgjithshëm të trupit janë shumë më tepër sesa ky zbulim.
Në mënyrë specifike, kalciumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës, pasi ndihmon në mpiksjen e gjakut dhe tkurrjen e muskujve të zemrës.
Prandaj, konsumi i duhur i kësaj është jetik dhe shenjat që mund të lidhen me mungesën e kalciumit nuk duhen injoruar.
Shenjat që tregojnë mungesën e saj
Mungesa e kalciumit shoqërohet me simptoma që shfaqen në trup me kalimin e kohës. Këto mund të jenë:
Dhimbje muskulore ose dobësi
Ritmi jonormal i zemrës
Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në gishta
Humbje ose konfuzion i kujtesës
Thonjtë e dobët ose të brishtë
Thyerje e lehtë e kockave