Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shkon në 150 numri i viktimave

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për rastet e reja pozitive me COVID-19 në vend. Nga 419 mostrat e testuara, 241 kanë rezultuar pozitive. Ndërkaq, numri i personave të vdekur ka shkuar në 150

MSh-ja ka njoftuar se numri i personave të vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus ka shkuar në 150, nga 144 sa ishte të martën.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, nga 419 mostra të testuara, 241 kanë rezultuar pozitive.

Moneytizer Paragrafi 4

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 241 raste pozitive”, thuhet në njoftim.

MSh njofton se numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]