fbpx

Gjashtë vite pa Lecin tonë, njeriun që na bëri të qeshnim edhe kur na qahej

nga Revista Kosovarja

Ibrahim Krajkova-Leci ishte një nga ikonat më të madha në vend, që la gjurmë me lojën dhe humorin e tij në skenë dhe projekte të shumta.

Ibrahim Krajkova, për publikun i njohur si “Leci” nga “Treshi përsheshi”, lindi më 3 prill të vitit 1948 dhe vdiç më 14 nëntor të vitit 2015 në Prishtinë.

Sot ai shënon 6 vjetorin e vdekjes, për çka është kujtuar nga familjar, miq, dashamirë e adhurues të shumtë, shkruan “Kosovarja”.

Leci, la pas një familje të madhe, bashkëshorten bashkë me tre fëmijët, djalin, dy vajzat dhe dy mbesa bashkë me pesë nipër.

Pas vdekjes së tij shumë fytyra të njohura reaguan duke shprehur ngushëllimet e tyre dhe duke treguar se sa dha ai për popullin shqiptar.

Edhe pas gjashtë viteve, Ibrahim Krajkova-Leci, kujtohet për gjurmët e pashlyeshme që i la vendit. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]