fbpx

Gjata në Prishtinë, vetëm për dizajnerin Valdrin Sahitin, apo?

nga Revista Kosovarja

Elvana Gjata padyshim që është një nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare.

Kjo falë zërit dhe stilit të veçantë që i ka qëndruar përherë besnike.

Elvana është mjaft aktive në rrjetet sociale aty ku krahas karrierës shfaq edhe jetën e përditshme.

Në postimin e fundit ku ka publikuar një mori imazhesh, ajo ka treguar pak nga jeta luksoze e një dite në Prishtinë.

Në kryeqytetin e Kosovës ajo është takuar edhe me mikun e mirë, dizajnerin Valdrin Sahitin.

Përndryshe, projekti më i ri i Elvanës është me titull “Ex”, në bashkëpunim me Dj Gimin dhe Bardhin.

Shiko fotot:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]