fbpx

Gjatë tërë javës do të kemi mot të butë dhe ajër më pak të ndotur

nga Revista Kosovarja

Mot i butë parashihet të mbretëroj edhe në ditët e fundit të shkurtit, duke kaluar nga marsi. Fillimisht do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Sot do të jetë mot i butë dhe me erë, më shumë vranësira paradite kurse gjatë ditës intervale me diell.

Temperaturat sot do të sillen nga 7 deri në 15 gradë Celsius.

Nga dita e mërkurë do të dominojnë më shumë vranësirat mbi vend që ditën e enjte dhe premte sjellin kushte edhe për reshje të dobëta lokale shiu.

Në këto ditë do të fryjë më shumë erë jugore e juglindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, të enjten me hove deri në 15m/s.

Shkaku i këtyre erërave më të theksuara koncentrimet e ndotësve ajror do të jenë më të ulëta gjatë kësaj jave.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme dhe të mira në pjesën më të madhe të vendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]