fbpx

Gjatë vitit 2021, 259 kosovarëve nuk iu pëlqeu emri që kanë dhe e ndërruan

nga Revista Kosovarja

Për arsye personale gjatë vitit 2021, 259 kosovarë u janë drejtuar zyreve të regjistrimit civil ku kanë aplikuar për t’i ndërruar emrat e tyre personal.

Kështu ka bërë të ditur për rtv 21 Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB).

MPB ka bërë të ditur se kërkesa për ndërrimin e emrave ka pasur më shumë nga burrat. Sipas Ministrisë, nga 259 persona 136 janë burra kurse, 123 gra.

Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar se për ndërrimin e emrave të grupmoshës 1 deri në 10 vjeç, kanë aplikuar 34 persona.

37 persona janë të grupmoshës 11 – 20 vjeçare. Nga mosha 21 vjeçare deri në 30 për ndërrim të emrit kanë aplikuar 61 persona, kurse nga mosha 31 deri në 40 kanë aplikuar 34 persona.

Sipas Ministrisë, 35 persona janë të grupmoshës 41 deri në 50 vjeçare. Nga mosha 51 deri në 60 në zyrat e regjistrimit civil për të ndërruar emrat kanë aplikuar 32 persona, kurse mbi mshen 60 vjeçare gjatë vitit 2021 emrat i ndërruan 26 persona.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]