fbpx

Gjellë me bizele dhe shpatull pule

nga Revista Kosovarja

Një drekë e shijshme për të gjithë familjen që nuk merr shumë kohë.

Përbërësit e nevojshëm:

300 gr shpatulla pule

2 qeska bizele të ngrira

1 domate

kripë dhe piper i zi

2 karrota

1 qepë

Mënyra e përgatitjes:

Domaten e qëruar vendoseni në blender bashkë me karrotat e qëruara dhe qepën. Bluajini imët. Në një tenxhere mesatare vendoseni mishin e shpatullës pa kocka e të prerë në kubikë të vegjël.

Hidhjani pak vaj e ujë dhe kaurdiseni në zjarr mesatar.

Kur të nis të marrë valë, tek kjo masë shtoni masën e bluar në blender. Kriposeni e piperoseni.
Lë të kaurdisen të gjitha bashkë për një kohë.

Pastaj shtoni bizelen e ngrirë, shtoni edhe pak dhe vazhdojeni zierjen derisa gjella të fitojë trashësinë e dëshiruar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]