Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjenden eshtra njeriu të mbështjella në një batanije në Pejë

nga Revista Kosovarja

Në Pejë janë gjetur disa eshtra të cilët dyshohet se janë të njeriut .

Mbi artikull

Një person ka raportuar në Polici se ka hasur në një batanije ku në të kishte disa eshtra të cilat dyshohet të jenë të njeriut.

Siç njofton PK, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe është njoftuar ekipi i patologëve dhe pritet të dalin në vendin e ngjarjes për tu marrë me rast.

“Pejë 17.04.2020 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një batanije ku në të kishte disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe është njoftuar ekipi i patologëve dhe pritet të dalin në vendin e ngjarjes për tu marrë me rast”, thuhet në raport.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]