fbpx

Gjendet 13 vjeçarja nga Kosova e cila u shpall e zhdukur në Gjermani

nga Revista Kosovarja

13-vjeçarja nga Istogu, Arta Hajzeraj, e cila ishte raportuar e zhdukur në qytetin Zwickau të Gjermanisë që nga data 27 qershor, është gjetur shëndosh e mirë.

Ajo është kthyer shëndosh e mirë në shtëpi, pranë familjes.

Lajmin e ka konfirmuar babai i saj, përmes një bisede telefonike me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka reaguar menjëherë pas lajmit të mirë, duke shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që u solidarizuan, ndanë informacionin dhe treguan gatishmëri për të ndihmuar në gjetjen e vajzës.

“Një falënderim i veçantë i drejtohet autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin e tyre profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]