fbpx

Gjendet e mbytur një grua në liqenin e Pogradecit

nga Revista Kosovarja

Një grua është gjetur e mbytur në liqenin e Pogradecit. Viktima është parë nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar policinë.

Kjo e fundit ka rrethuar perimetrin dhe është duke kryer hetimet e caktuara. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa mendohet të jetë rreth të 60-ave.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase mbi 70 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]