fbpx

Gjendet e mitura e zhdukur në Fushë Kosovë, kishte kaluar tri ditë në rrugë

nga Revista Kosovarja

Pas tre ditësh kërkimi dhe shqetësimi, është gjetur vajza e mitur nga Fushë Kosova që ishte raportuar si e zhdukur.

Burime të sigurta të Sinjalit nga Policia kanë bërë me dije se bëhet fjalë për L.H., 15 vjeçare, e cila ishte zhdukur më 16 qershor 2025, rreth orës 14:00, pasi kishte dalë nga banesa në rrugën “Enver Maloku” dhe nuk ishte kthyer më.

Rasti ishte raportuar më 17 qershor në mbrëmje nga babai i saj, A. H, 48 vjeçar, i cili në panik kishte kërkuar ndihmën e Policisë për të gjetur vajzën. Me autorizim të Prokurorit, ishte iniciuar rasti si “Person i zhdukur”.

Sipas burimeve të Sinjalit, vajza u gjet nga patrullat policore rreth orës 00:30 të datës 19 qershor, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, gjatë kontrolleve të zakonshme.

E mitura është shoqëruar në stacion policor, ku ka deklaruar, në praninë e zyrtarëve të QPS-së, se gjatë gjithë kohës kishte qëndruar në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë dhe nuk kishte qëndruar në ndonjë lokacion të caktuar.

Fatmirësisht, ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe rasti tani do të trajtohet nga autoritetet kompetente për të vlerësuar rrethanat dhe shkaqet e largimit nga shtëpia./Sinjali

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]