fbpx

Gjendet edhe viktima e katërt nga aksidenti tragjik në Vardar

nga Revista Kosovarja

Pas kërkimeve intensive, është gjetur edhe trupi i katërt nga aksidenti i rëndë që ndodhi dje në fshatin Rashçe pasi vetura ra në lumin e Vardarit, ka njoftuar gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, e cila gjendet te vendi i ngjarjes.

Mbrëmë u nxorën trupat e tre viktimave, ndërsa një fëmijë pesëvjeçar mbijetoi dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Tre viktimat e mbrëmshme raportohet të jenë gra të familjes Arsllani nga fshati Gërçeci i Komunës së Sarajit në Maqedoni të Veriut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]