fbpx

Gjendet i pajetë në pyll DJ i njohur, rezultonte i zhdukur bashkë me të dashurën

nga Revista Kosovarja

Një burrë është gjetur i pajetë në pyllin e Essex në Britaninë e Madhe.

Sipas Mirror Uk, ai ishte Koray Alpergin, një DJ i njohur nga Turqia dhe pronar i një radioje në Angli.

Mësohet se Alpergin ishte zhdukur bashkë me të dashurën e tij pak kohë më parë, e ndërsa në media u fol se dyshja ishin rrëmbyer nga shtëpia e tyre.

Ndërsa miqtë e tij po kryejnë homazhet, policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, pasi dyshimet janë të mëdha për vrasje.

Ai njihej ndryshe si “DJ i dashur i Radios së Londrës”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]