fbpx

Gjendet i vdekur aktori i njohur i “Parasite”

nga Revista Kosovarja

Aktori koreano-jugor Lee Sun-kyun, i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin fitues të çmimit Oscar “Parasite”, është gjetur i vdekur.

Lajmin për BBC e kanë konfirmuar autoritetet.

Aktori 48-vjeçar u gjet pa ndjenja në një makinë në një nga parqet kryesore të Seulit të mërkurën.

Është e paqartë nëse Lee mori jetën e tij, por policia tha se mori një raport se ai ishte larguar nga shtëpia pasi kishte shkruar një shënim.

Ai ishte nën hetim për përdorim të dyshuar të drogës që nga muaji tetor.

Agjencia e lajmeve Yonhap raportoi se ai dyshohej se merrte drogë, përfshirë marihuanë dhe ketaminë, në Seul.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]