Një person në Prishtinë dyshohet se ka ndërruar jetë në fushë si pasojë e një zjarri.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Prapashticë rreth orës 17:00, shkruan Klankosova.tv
Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dorëzuar në mjekësinë ligjore për obduksion.
“Si pasojë e një zjarri dyshohet se në një fushë viktima mashkull kosovar ka humbur ndjenjat dhe pas ekzaminimit nga ekipet mjekësore është konstatuar që viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i dorëzohet mjekësisë ligjore për obduksion”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.