fbpx

Gjendet i vdekur një burrë në një vilë në Gjakovë

nga Revista Kosovarja

Një burrë është gjetur i vdekur nga dy persona dje rreth orës 17:00 në një vilë në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Sipas Policisë, me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Gjakovë 02.12.2020-17:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]