38
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur një person në banesën e tij.
Rasti ka ndodhur dje në Gjakovë.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoj policia në raportin 24 orësh.