Një person është gjetur pa shenja jete sot në parkun Karagaç të Pejës.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha se pritet të bëhet tërheqja e trupit të pajetë nga mjekësia ligjore dhe më pas të lëshohet urdhri për autopsi.
“Në parkun Karagaç të Pejës një person është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë njësitet relevante policore dhe prokurorja e krimeve të rënda. Pritet që të bëhet tërheqja e trupit të pajetë nga mjekësia ligjore dhe të lëshohet urdhri për autopsi”, deklaroi ai.