fbpx

Gjendet një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore, ndalen trenat në Paris

nga Revista Kosovarja

Një bombë e pashpërthyer që i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore ka bërë që të bllokohet lëvizja e trenave në stacionin hekurudhor më i ngarkuar në Evropë, siç është ai “Gare du Nord” në Paris.

Ndërkaq, nga ana tjetër, policia po punon për të çaktivizuar pajisjen e pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore.

Faqja e internetit e Eurostar shpjegon se tre trena që ishin planifikuar të niseshin të premten në mëngjes,u është anuluar udhëtimi i tyre.

“Gare du Nord” është stacioni hekurudhor më i ngarkuar në Evropë dhe u shërben 214 milionë pasagjerëve në vit. Shërbimet lokale po ashtu pranë stacionit hekurudhor janë ndërprerë pas gjetjes së bombës të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore, transmeton BBC-i.

Eurostar shkruan në faqen e tij të internetit se “për shkak të bombës së gjetur në shinat afër “Paris Gare du Nord”, ne ndërpresim shërbimet tona këtë mëngjes. Ju lutemi ndryshoni për një datë tjetër udhëtimin tuaj”!

Katër trena nga stacioni “St Pancras” i Londrës kanë anuluar lëvizjen e tyre, ndërsa kanë anuluar lëvizjen edhe gjashtë trenat e parë që nisen nga Parisi për në Londër.

Bomba u gjet “në mes të shinave” në zonën e Saint-Denis, në periferi të Parisit gjatë punimeve që po kryheshin gjatë natës, raportojnë mediat lokale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]