fbpx

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë

nga Revista Kosovarja

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së premtes në Prishtinë, ka bërë të ditur policia.

Siç thotë Policia e Kosovës në raportin ditor të së shtunës, ai dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar, ndërsa në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse.

Policia tha se po e heton vdekjen.

“Prishtinë 20.06.2025 – 07:32. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se i njëjti ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]