50
Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Ulpiana” te fontana.
IndeksOnline ka mësuar se viktima dyshohet të jetë hedhur nga kati i 10-të i një ndërtese.
Forenzika dhe mjekësia ligjore kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.
Indeksonline ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.