fbpx

Gjendet nxënësja nga Podujeva e cila ishte raportuar e zhdukur gjatë ditës së djeshme

nga Revista Kosovarja

Sonila Mehmeti mbrëmë vonë është gjetur dhe i është kthyer familjes në Podujevë.

Familjarë të saj, kanë konfirmuar sot për Telegrafin se vajza e tyre është gjetur dhe është shëndosh e mirë.

Gjatë ditës së djeshme, familja e saj kishin njoftuar mediet se janë në kërkim të vajzës e cila është nxënëse e klasë së gjashtë.

Ajo raportohej se ishte zhdukur gjatë të enjtes në Komunën e Podujevës.

Sonila Mehmeti e cila po vijonte mësimet në shkollën “Ibrahim Rugova”, pas përfundimit të mësimit nuk ishte kthyer në shtëpi.

Familjarët e saj nuk kanë folur më shumë për rastin, por kanë thënë se ajo është gjetur shëndosh e mirë dhe tashmë është në shtëpi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]