fbpx

Gjendet pa shenja jete 62-vjeçari nga Podujeva, jetonte i vetëm

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të hënë në fshatin Gërdoc të Podujevës, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Viktima është identifikuar si Ragip Halili, 62-vjeç, i cili sipas familjarëve, jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme serioze shëndetësore.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rastin e ka zbuluar një banor i fshatit, i cili pasi e kishte parë trupin e pajetë, kishte lajmëruar hoxhën dhe më pas policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë bërë ekzaminimin e trupit dhe ambientit përreth. Sipas mjekëve, viktima ka ndërruar jetë pa shenja dhune, ndërsa as në trupin e tij e as në vendin e ngjarjes nuk është vërejtur ndonjë element që ngjall dyshim për vepër penale.

Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar dy persona: R.J, i cili ka zbuluar trupin, dhe I.H, që kujdesej për të ndjerin. Ky i fundit ka deklaruar se Halili kishte probleme shëndetësore dhe kishte vendosur pesë stenta në zemër në QKUK, por kishte qenë i pakujdesshëm me terapinë dhe kishte kohë që jetonte i vetmuar.

Pas analizimit të rrethanave, Prokurorja për Krime të Rënda, ka urdhëruar që rasti të trajtohet si vdekje natyrale dhe të mbyllet me raport policor, meqë nuk u konstatuan elemente të ndonjë vepre penale./Sinjali

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]