fbpx

Gjendet pa shenja jete një grua në Mitrovicë, dyshohet se vdiq duke u pastruar

nga Revista Kosovarja

Dita e djeshme ishte e kobshme për Mitrovicën.

Një vajzë 19-vjeçare dyshohet se bëri vetëvrasje, ndërkohë që hetimet kanë nisur edhe për një vdekje tjetër të dyshimtë.Sinjali mëson se bëhet fjalë për një grua, e cila u gjet pa shenja jete në banesën e saj.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në orët e mbrëmjes. Sipas informacioneve të para, gruaja vdiq derisa po pastrohej, ndërsa u gjet nga një familjare që shkoi për ta vizituar.Posa Policia ka marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me ekipin mjekësor, që ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]