fbpx

Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

nga Revista Kosovarja

Trupi i pajetë i një të riu 19-vjeçar, i identifikuar si M.A., është gjetur rreth orës 12:00 në hyrje të Strumicës, në vendin e njohur si “Kriva Reka”, pas depove të drurit të Ndërmarrjes Pyjore “Bellasica”, në Maqedoni të Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Strumicë dhe Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Strumicë.

Viktima ishte maturant në një nga shkollat e mesme të këtij qyteti.

Sipas prokurores Violeta Milçovska, deri më tani në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja dhune. Trupi është dërguar për autopsi dhe analizat pritet të ndihmojnë në sqarimin e shkaqeve të vdekjes.

Nga SPB Strumicë kanë bërë të ditur se një mjek ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa inspektimi është kryer nga një prokuror publik dhe një ekip hetimor i policisë.

Deri tani nuk janë dhënë detaje shtesë se si i ndjeri përfundoi në atë lokacion apo rrethana të tjera që mund të kenë ndikuar në vdekjen e tij.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]