Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Kosovë

nga Revista Kosovarja

216 raste të reja janë shënuar dje, e diele, me koronavirus në vendin tonë, kurse 40 persona janë shëruar.

Mbi artikull

IKSHP në njoftimin e saj të mbrëmshëm bëri të ditur se numri i personave të vdekur është 102 që i bie se ka vdekur edhe një person nga Covid-19, pasi në njoftimin e mbrëmshëm ishin 101 persona që kanë humbur jetën nga virusi.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Në listën e të shëruarve ishin 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.

Moneytizer Paragrafi 4

Rastet pozitive ishin nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]