fbpx

“Gjendja është goxha keq”, drejtori i emergjencave flet për vërshimet në Pejë

nga Revista Kosovarja

Shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri kanë shkaktuar vërshime të mëdha aktualisht në Pejë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Gëzim Gashi tha për Insajderin se gjendja aktualisht është e rëndë.

“Për momentin në terren jemi, gjendja në qytet është jo e mirë, po presim që shiu me pushu, për momentin gjendja është goxha keq. Evakuim nuk ka kërku hala dikush, jemi në terren me krejt ekipen edhe zjarrfikësit për me i dalë në ndihmë qytetarëve”, tha Gashi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]